LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Në Nyrnberg shënohet 12-vjetori i pavarësisë dhe njëvjetori i rithemelimit të shkollës shqipe

Konjufca: Në Nyrnberg shënohet 12-vjetori i pavarësisë dhe njëvjetori i rithemelimit të shkollës shqipe

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, pas përfundimit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ka udhëtuar në Nyrnberg, për të marrë pjesë në shënimin e 12-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe njëvjetorit të rithemelimit të shkollës shqipe në këtë qytet.

Në njoftimin e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thuhet se, para rreth 600 bashkatdhetarëve, shumë prej tyre nxënës dhe mësues të shkollës shqipe, ministri Konjufca i ka uruar pjesëmarrësit me rastin 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke shprehur konsiderata të larta për të gjithë ata që kanë kontribuar për realizimin e lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Konjufca është shprehur i gëzuar që është rihapur shkolla shqipe në Nyrnberg. Me këtë rasti, ai i ka ftuar bashkatdhetarët tanë që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.

“Po shqyrtojmë mundësitë për të mbështetur riorganizimin dhe ristrukturimin e shkollës shqipe, përfshirë edhe ndarjen e një buxheti të veçantë për këtë çështje. Po ashtu, pak ditë pas krijimit të Qeverisë së re, dua t’ju siguroj se do të angazhohemi që të krijojmë edhe mundësitë që ju të votoni në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori