LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Kosova po i favorizon produktet e Serbisë

Konjufca: Kosova po i favorizon produktet e Serbisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjfuca, në një konferencë për media ka thënë se është shqetësuese favorizimi i produkteve të Serbisë në Kosovë në panairin “Prishtina 2018”, i cili është hapur të mërkurën në Prishtinë.

Ai tha se nga 174 kompani të cilat marrin pjesë, 70-të nga ato janë kompani nga Serbia, ndërsa vetëm një nga Shqipëria.


“Ky panair është organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Jemi të shqetësuar shumë me favorizimin e produkteve të Serbisë. Nga 174 kompani që marrin pjesë në këtë panair, 70-të prej tyre janë nga Serbia dhe një nga Shqipëria. Kjo do të thotë që institucionet tona e kanë shndërruar Kosovën në mallra të Serbisë”, ka thënë Konjufca.

Po ashtu ai theksoi se produktet e Serbisë në Kosovë që nga viti 1999, janë bojkotuar vetëm 45 ditë.

“Kur ka qenë ministre e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila, produktet e Serbisë janë bojkotuar vetëm 45 ditë. Kjo për ne është shumë problematike duke i ditur relacionet tona me Serbinë. Serbia nuk e njeh Kosovën. Dhe të favorizosh bizneset e Serbisë që i paguajnë shtetit serb tatime dhe me atë buxhet Serbia punon kundër nesh është shqetësuese. Gjithkund në arenën ndërkombëtare është e qartë, kur shtete nuk kane relacione të mira politike nuk mund të kenë edhe raporte të mira tregtare”, tha Konjuvca, shkruan Telegrafi.

Raportet tregtare Kosovë-Serbi, sipas tij, janë më të mira sesa me Shqipërinë.

“Serbia qëndron shumë më mirë se Shqipëria me tregti brenda Kosovës. Gjashtë qeveri janë ndërruar në Kosovë dhe importi me mallra në Kosovë nga Serbia veç po rritet”, tha deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca. /Telegrafi/