LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Hoti duhet t’i drejtohet Speciales, Qeveria të mos jetë vetëm shikuese

Konjufca: Hoti duhet t’i drejtohet Speciales, Qeveria të mos jetë vetëm shikuese

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka thënë se gjithçka që po ndodhë në lidhje me Gjykatën Speciale është si pasojë e politikës, e që sipas tij kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duhet t’i drejtohet kësaj gjykate dhe ta problematizojë mandatin e saj.

Konjufca në emisionin DebatPlus të TV Dukagjinit ka akuzuar politikanët kosovarë se nuk kanë bërë asgjë për mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“Kjo që po ndodh është rezultat i votimit të Speciales nga Kuvendi i Kosovës. Të thuash se do të krijohet një gjykatë që do të hetojë krimet e shqiptarëve, është gabim. Ku ka gjykatë që fushëveprimin e saj e definon në mënyrë një etnike? Specialja u votua pas një presioni të hatashëm të Presidentit Thaçi ndaj deputetëve të PDK-së. Gjykata Speciale me 80 vota u kthye pjesë e Kushtetutës sonë”, tha Konjufca.

Ai ka theksuar se kryeministri Avdullah Hoti duhet t’i drejtohet Speciales rreth mandatit të saj.

“Gjykata Speciale nuk shpërbëhet. Mandati mund t’i ketë skaduar, por kjo nuk po ndal punën e saj. Kryeministri duhet t’i drejtohet Speciales dhe të problematizojë mandatin e saj. Nëse ka bazament në ligj për vazhdimin e mandatit, kjo është një çështje për të cilën qeveria të interesohet dhe të mos jetë vetëm shikuese”, u shpreh Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori