LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen super-veturat që garonin në autostradë (Foto)

Konfiskohen super-veturat që garonin në autostradë (Foto)

Të rinj të paemëruar kanë marrë tri super-vetura me qira, për të bërë gara shpejtësie në një autostradë të Britanisë së Madhe.

Meqenëse kishin bllokuar rrugën, rasti është lajmëruar te forcat e rendit, të cilët kanë dalë menjëherë në terren dhe për të intervenuar, transmeton Telegrafi.


Pos që kanë pësuar gjobat për tejkalim të shpejtësisë dhe gara jolegale, atyre u janë hequr edhe disa pikë nga leja e vozitjes.

Në mënyrë që t’ju bëhet e ditur të tjerëve, se kjo nuk kalon me ndëshkim të lehtë, janë konfiskuar edhe McLaren 570S, Lamborghini Aventador dhe Ferrari 458. /Telegrafi/