Konfiskohen mbi 440 kilogramë duhan në vlerë 7 mijë euro – u kontrbanduan nga Maqedonia e Veriut
Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të kaluara kanë realizuar disa operacione policore në funksion të parandalimit të kontrabandës me mallra dhe kalimit të paautorizuar të kufirit shtetëror.
Me datë 29.10.2023, rreth orës 09:10 në fshatin Mjak, policia kufitare, konkretisht Njësiti TASK FORCË-Lindja, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës gjatë realizimit të detyrave të vëzhgimit kanë vërejtur një automjet duke hyrë nga territori i Republikës së Maqedonisë-veri në territorin e Republikës së Kosovës.
Automjeti i tipit Renault është ndaluar nga Policia dhe gjatë kontrollit është gjetur sasi e kontrabanduar e mallit ( duhan) si në vijim: duhan i papërpunuar 8 thas me nga 10 kg, duhan i llojit Malboro 250 pako x 0.5 kg, duhan i llojit Sobrani 250 pako x 0.5 kg, duhan i llojit Oriental 75 pako x 0.5 kg, duhan i llojit Davidov 225 pako x 0.5 kg, duhan i llojit Slims 25 pako x 0.5 kg, dhe duhan i llojit Virginia 100 pako x 0.5 kg.
“Sipas vlerësimeve fillestare nga kompetentët mbi 440 kilogram duhan sa janë sekuestruar kap vlerën e tregut rreth 7 mijë euro dhe rreth 19 mijë euro shmangie nga akciza”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas njoftimit një person i dyshuar është intervistuar, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti në procedure të rregullt për “kontrabandë me mallra”, përderisa malli i kontrabanduar dërgohet në doganë për procedura të mëtejme ligjore.
Në operacionin e dytë të realizuar gjithashtu më datë 29.10.2023, rreth orës 23:20, gjatë punës operative dhe koordinimit të njësiteve policore kufitare në fshatin Kremeshtak të Zveçanit është identifikuar një automjet kombi transportues i braktisur, i cili pas kontrollit ka rezultuar të jetë i mbushur me mall të kontrabanduar nga Serbia në Republikën e Kosovës si: produkte higjienike, pije dhe ushqime.
Gjithashtu, në këtë rast është identifikuar dhe kontrolluar edhe një automjet tjetër Passat me targa serbe, i cili dyshohet se ishte në përkujdesje/vëzhgim të rrugës gjatë kontrabandimit të mallit.
“Gjatë kontrollit nga Policia janë gjetur edhe dy (2) radiolidhje të cilat dyshohet se kontrabanduesit i kanë përdorë për qëllime komunikimi gjatë aktiviteteve të tyre ilegale. Radiolidhjet dhe malli janë konfiskuar, malli mbetet për tu vlerësuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, përderisa në koordinim me prokurorin rasti është iniciuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq po ashtu më datë 29.10.2023, Policia Kufitare ka pranuar informacionet se disa persona të dyshuar përmes vijës kufitare në fshatin Turiqicë, kanë kryer me automjete/traktor “kalim të paautorizuar të vendkalimeve apo vijës kufitare”
“Pas angazhimeve operative policore nga Njësia e përbashkët kufitare rajoni-Veriu, ka arrit të ndaloj një kaminonetë VW, një Golf 4 dhe një traktor. Dyshohet se gjashtë (6) personat e dyshuar kishin për qellim prerjen e drunjëve dhe më pas kontrabandimin e tyre ne territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar në procedure të rregullt si “kalim i paautorizuar i vendkalimeve apo vijës kufitare”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit