Policia e Kosovës më 25.08.2021 rreth orës 13:00, gjatë realizimit të detyrave patrulluese njësitë policore për reagim të shpejtë (NJRSH), kanë ndaluar një person të dyshuar i cili kishte qenë me veturën e tipit BMW X5, me targa vendore, duke e drejtuar në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.
Gjatë kontrollit të automjetit zyrtarët policor kanë hasur në disa paketime të dyshuara me substancë narkotike të llojit marihuanë dhe si rezultat i saj është arrestuar personi i dyshuar (B.C.), mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja ,Posedimi, shitja ose shperndarja e pautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge” nga neni- 273.
Lidhur me rastin janë angazhuar edhe njësia policore e antidrogës, e cila së bashku me njësinë e Krimteknikës Regjionale në Prishtinë kanë ndërmarr veprime të mëtejme dhe gjatë kontrollit në detaje të personit dhe veturës janë gjetur dhe konfiskuar 10 paketime me substancë të dyshuar narkotike marihuanë, që dyshohet të jenë afërsisht rreth 10 kilogramë.
Janë ndërmarr veprime të tjera operative policore dhe gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit e cila gjendej në Prishtinë, janë gjetur dokumentacione të ndryshme personale (letërnjoftime, pasaporta) të cilat dyshohet se janë përdorur për falsifikimin e vizave të një shteti të huaj.
Vlen të potencohet se gjatë kontrollit policor gjithashtu janë konfiskuar rreth 300 euro, 2300 dinarë të Serbisë, 10 denar të Maqedonisë veriore si dhe telefona mobil samsung, nokia. Lidhur me rastin është kontaktuar edhe prokuroria kompetente dhe me aktvendim të tyre i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për procedurë të mëtejme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën
Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë ditët e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave
U merret leja 34 shoferëve në Prishtinë për mosrespektim të semaforit
Kosova cilësohet jomikpritëse për personat LGBTI+
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron