LAJMI I FUNDIT:

Konfiskimi “historik” i kokainës, autoritet amerikane të sigurisë gjejnë 16.5 tonë kokainë që kap vlerën e një miliard dollarëve (Video)

Konfiskimi “historik” i kokainës, autoritet amerikane të sigurisë gjejnë 16.5 tonë kokainë që kap vlerën e një miliard dollarëve (Video)

Autoritet federale të sigurisë në SHBA kanë arritur të konfiskojnë në portin e Filadelfia hiq më pak se 16.5 tonë kokainë, vlera e së cilës kap shumën e mbi një miliardë dollarëve, ka njoftuar zyra e gjykatësit shtetëror në Pensilvani.

“Kjo është sasia më e madhe e drogës e konfiskuar ndonjëherë në Pensilvani. Anëtarët e ekuipazhit të anijes janë arrestuar dhe shpejt pritet të ballafaqohen me drejtësinë, derisa hetimet janë duke vazhduar”, thuhej në komunikatën e gjykatësit, transmeton Telegrafi.


Mediat amerikane raportojnë se vlera e drogës së konfiskuar në tregun e zi shitet për 750 milionë dollarë. Gjithashtu raportohet se droga ishte fshehur në shtatë kontejnerë në një anije.

Hetuesit besojnë se kokaina ishte futur në anijen transportuese “MSG Gajan” në Bahama, derisa po largohej nga porti i ishujve. Anija kishte mbërritur në SHBA duke udhëtuar nëpër Kili, Panama dhe Bahama. /Telegrafi/