LAJMI I FUNDIT:

Konfirmon Presidenca çeke, liberalizimi i vizave sot në rend dite në takimin e Grupit punues të Këshillit Evropian

Konfirmon Presidenca çeke, liberalizimi i vizave sot në rend dite në takimin e Grupit punues të Këshillit Evropian

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka konfirmuar për Telegrafin se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë sot në rend dite në takimin e Grupit punues të Këshillit Evropian.

Komisioni Evropian ditë më parë u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian një dokument ku rithekson se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.


“Mund të konfirmoj se Presidenca çeke ka vendosur të vë në diskutim çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e Grupit punues të Këshillit Evropian. Kjo çështje diskutohet sot, më 13 tetor”, thuhet në deklaratën e Presidenca çeke për Telegrafin.

Komisioni Evropian ditë më parë u ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian një dokument ku rithekson se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Një vlerësim të tillë Komisioni Evropian e ka dhënë edhe në Raportin e Progresit për Kosovën, të publikuar një ditë më parë. KE rithekson se mbetet në fuqi propozimi që BE-ja t’i liberalizojë vizat për Kosovën.

Lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave ka folur të mërkurën edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Në konferencën për media pasi pranoi Raportin e progresit, Kurti është shprehur optimist për çështjen e liberalizimit të vizave dhe ka thënë se qeveria e tij e ka përmirësuar imazhin e Kosovës.

E gjatë një raportimi në Komisionin për integrime evropiane, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi bëri të ditur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë pika e pestë e agjendës në takimin e Grupit punues të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 13 tetor.

“Sa i përket liberalizmit të vizave me sa e di është pika e pestë e agjendës së takimit të ardhshëm të Grupit punës që mbahet më 12 dhe 13 tetor. Pika për Kosovën do të jetë në agjendë, do të jetë më 13 tetor. Për ta vendosur në agjendë këtë temë disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar një rifreskim, rivlerësim të raportit të Komisionit Evropian për atë se çfarë progresi ka pasur Kosova nga viti 2018, kur ka qenë vlerësimi i fundit e deri tani”, tha zëvendëskryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori