LAJMI I FUNDIT:

Konfirmon FMN: Pagat do të rriten

Konfirmon FMN: Pagat do të rriten

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka mbyllur vizitën e tij në Kosovë. Gjatë kësaj vizite është konfirmuar se Kosova ka një stabilitet financiar.

Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane ka thënë se rritja ekonomike ka qenë e mire në tre mujorin fundit. Si FMN i kanë rritur parashikimet për rritje ekomomik për ketë vit, por edhe për vitin e ardhshëm. “Rritja ekonomike ka qenë shumë e mirë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Presim deficit prej 1.5% në buxhetin e vitit 2018. Është pikënisje shumë e mirë”, tha ai, shkruan Telegrafi.


Miniane ka thënë se fokus i tyre ka qenë që me buxhetin e vitit 2018, të respektohet rregulla fiskale. Sipas tij, ekonomia e Kosovës është me kapacitet të kufizuar financuese, kurse buxheti duhet të bazohet në të hyra të besueshme tatimor dhe jotatimore.

“Pagat kanë pasur rritje mbi rritjen e ekonomisë, një shpërputhje me të gjitha parashikimit. Pagat të rriten rregullisht në përputhje me rritjen ekonomike”, ka thënë Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane.

Sipas tij, shpenzimi për autostradën “Arbën Xhaferi” do të krijojnë hapësira të reja për projektet e reja kapitale.

Ndërkaq, ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë mbi 2 miliardë euro. “Do të ketë investime në infrastrukturën hekurudhore si dhe në projekte të tjera të cilat do të kenë financime të sigurt”, tha ai, shkruan Telegrafi.

Hamza tha se do të diskutohen edhe disa çështje në Uashington me FMN-në.

Kurse, Ushtruesi i Detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti ka thënë se e kanë informuar FMN për gjendjen e sektorit bankar i cili është sektor stabil.

“Kreditë dhe depozitat janë rritur edhe kreditë jopërformuse kanë rënie, aktualisht janë 3.9 për qind. Norma e interesit për kredi ka shënuar ulje, por në të ardhmen presim të të kemi rënie më të madhe që të kemi edhe zhvillim ekonomik”, tha Mehmeti. /Telegrafi/