LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet se Range Rover Sport i ri do të bëjë debutimin në festivalin e Goodwood

Konfirmohet se Range Rover Sport i ri do të bëjë debutimin në festivalin e Goodwood

Gjenerata e tretë e modelit të veturave Range Rover Sport ofron një sistem drejtues të fuqishëm me një motor V8, duke ofruar mundësi drejtimi në shpejtësi të ulët dhe ekuilibër në shpejtësi të lartë dhe sistem të ri drejtimi në të katër rrotat, e gjithashtu edhe një interier të përmirësuar.

Me paraqitjen e parë publike në Festivalin e Shpejtësisë të Goodspeed, modeli më i fundit i Range Rover Sport u prodhua së bashku me gjeneratën e pestë të modelit normal të Range Rover, i cili u zbulua për publikun vitin e kaluar.
Kjo u bë në mënyrë që të sigurohet një konsistencë brenda familjes së modelit të Range Rover, por që dallimi në mes dy modeleve është mjaft i dukshëm, shkruan Autocar.


“Modeli më i fundit e ripërcakton luksin e veturave sportive, është një model progresiv, relevant dhe modern”, tha shefi i JRL Gerry McGovern, transmeton Telegrafi.

Duke reflektuar mbi ndikimin e këtij modeli, McGovern e quajti Range Rover Sport si “ pari i llojit në vitin 2005, duke paralajmëruar një veturë të re me karakter sportiv dhe luksoz brenda llojit Range Rover”.

“Kjo bëri të mundur krijimin e një segmenti të ri veturash dhe ishte modeli i parë në zgjerimin e familjes së Range Rover, duke shtruar rrugën për modelet Evoque dhe Velar”, shtoi tutje ai. /Telegrafi/