LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet përbërja e KSHZ-së, seanca për votim në orën 18:00

Konfirmohet përbërja e KSHZ-së, seanca për votim në orën 18:00

Sonte në orën 18:00 do të mbahet seanca në Kuvend, në të cilën deputetët do të duhet të votojnë për përbërjne e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Këtë për AIM e ka konfirmuar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Para pak çastesh Komisoni për zgjedhje dhe emërime në “seancë eksprese” ka miratuar shtatë emrat e përbërjes së re të KSHZ-së, e cila duhet të organizojë referendumin për emrin me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kryetari i Komisionit Ilija Dimovski, i lexoi propozimet e partive të cilat më herët u dorëzuan tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

OBRM-PDUKM e zhbllokon procesin e formimit të KSHZ-së, propozimet dërgohen tek Xhaferi
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM e zhbllokon procesin e formimit të KSHZ-së, propozimet dërgohen tek Xhaferi

Oliver Derkovski nga OBRM-PDUKM do të jetë kryetari i KSHZ-së, ndërsa Dimitre Shehu nga BDI do të jetë nënkryetare.

Ndërsa anëtarë tjerë do të jenë: Elizabeta Postolovska nga OBRM-PDUKM, Janakie Vitanovski, Boris Kondarko dhe Radica Risteska nga LSDM, si dhe Enver Saliu nga Lëvizja Besa./Telegrafi/