LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet lansimi i Motorola Razr 2019, konkurrentit të Galaxy Fold

Konfirmohet lansimi i Motorola Razr 2019, konkurrentit të Galaxy Fold

Motorola Razr i shumëpërfolur është konfirmuar nga një listim zyrtar i certifikimit Bluetooth, duke i dhënë fund muajsh spekulime rreth pajisjes, e cila duket e vendosur për të konkurruar me tabletë të tjerë, duke përfshirë Samsung Galaxy Fold dhe Huawei Mate X.

Listimi, siç raportohet nga XDA Developers, u shfaq në platformën Launch Studio të drejtuar nga trupi i çertifikimit Bluetooth dhe konfirmon se telefoni i palosshëm do të quhet “Motorala Razr” dhe do të shfaqë teknologjinë Bluetooth 5.0.


Zbulimi vjen javë pasi Zëvendës Presidenti i Produktit Global të Motorola, Dan Dery njoftoi se prodhuesi kishte “filluar të punojë shumë kohë më parë në pajisjen dhe ne kemi bërë shumë përsëritje”.

Sa i përket specifikave, një raport i kohëve të fundit ka vendosur që Motorola Razr do të vijë në dy shije, një me sistemin Qualcomm Snapdragon 710 me 4GB RAM dhe 64GB hapësirë ruajtëse, dhe një tjetër me përmirësimin e RAM dhe hapësirës në 6GB dhe 128GB respektivisht.

Është ende e paqartë nëse Razr Motorola do të jetë një telefon 5G apo jo, megjithatë thashethemet aktualisht thonë se do të sjell dy ekrane, një me një panel OLED prej 6.2 inç (876 x 2142) dhe një ekran të dytë me 600 x 800 rezolucione që është i panjohur në aspektin e madhësisë. /Telegrafi/