LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet lajmi i Telegrafit, Prishtina zyrtarizon sulmuesin Jalen Blesa

Konfirmohet lajmi i Telegrafit, Prishtina zyrtarizon sulmuesin Jalen Blesa

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka konfirmuar transferimin e sulmuesit 21-vjeçar, Jalen Blesa.

Telegrafi gjatë ditës raportoi se Prishtina ka arritur marrëveshje me Jalen Blesa, i cili në sezonin vjeshtor luajti te Rahoveci në Ligën e Parë.


Nuk ka vonuar shumë dhe faqja zyrtare e Prishtinës ka konfirmuar transferimin e 21-vjeçarit amerikan të lindur në Barcelonë të Spanjës.

“FC Prishtina ka arritur marrëveshje me futbollistin Jalen Miller Blesa. Amerikani i lindur në Barcelonë është vetëm 21 vjeç dhe luan pozicion të sulmuesit”.

“Ai vjen nga skuadra e Rahovecit në Ligën e Parë të Kosovës derisa në 12 ndeshje zyrtare me Rahovecin këtë sezon, ka shënuar plot 10 gola teksa ka kontribuar edhe dy asistime”, thuhet në njoftim e Prishtinës.

Blesa të mërkurën në ambientet e klubit ka nënshkruar kontratë me skuadrën tonë.

Para Rahovecit, Blesa ka luajtur edhe për Istogun dhe Arlesey Town FC. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori