Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e aktorit Mensur Safqiut, i njohur për publikun me shumë role te "Stupcat".

Zëdhënësja e Policisë, e kontaktuar nga Telegrafi, Flora Ahmeti ka konfirmuar arrestimin e aktorit.


Megjithatë Ahmeti nuk ka dhënë shumë detaje rreth rastit pasi që "axha Shneq" është duke u intervistuar.

“Është arrestuar një person dhe policia është duke e intervistuar. Nuk e di nëse do të hapet ndonjë rast për të”, tha ajo.

Në fotografitë e siguruara nga KosovaPress shihet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Naim Frashëri”, ku policia kishte bllokuar rrugën për ta kontrolluar veturën e aktorit. /Telegrafi/

32227138 1921515387879865 8724146564743823360 n 1

mensa 1 1

mensa 2 1