LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet: Apple shet një milion Apple TV

Konfirmohet: Apple shet një milion Apple TV

Javën e kaluar Apple pati thënë se synimi i tyre është që të arrijë të shesë më shumë se një milion Apple TV, ndërsa sipas All Things Digital thuhet se kjo kompani e ka konfirmuar se ka arritur të shesë pikërisht aq sasi të marrësve edhe sa ka synuar fillimisht.

Tani, drejtori i Apple – Steve Jobs nuk do të mund ta quajë shërbimin Apple TV vetëm një hobi dhe interes dytësor të kompanisë së tij, duke marrë parasysh se kjo pajisje tani po shndërrohet në një produkt të famshëm, ndërsa pritet që shitjet e Apple TV të rritene dhe më tej gjatë vitit 2011.

Sipas analistëve, suksesi i radhës për Apple TV do të ishte çmimi i saj prej 99 dollarësh (nëse arrihet të bëhet një gjë e tillë), si dhe disa veçori tjera, si: AirPlay, e cila mundëson marrjen e përmbajtjes me wireless për pajisjet si iPhone, iPad dhe iPod Touch. /Telegrafi/