LAJMI I FUNDIT:

​Konfirmohen gjashtë kandidatë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

​Konfirmohen gjashtë kandidatë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, së bashku me Sekretariatin e KPK-së, në bazë të Rregullores 06/2019 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, ka bërë hapjen e aplikacioneve dhe ka shikuar materialet e pranuara nga gjashtë kandidatë, të cilët kanë aplikuar për pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Siç njoftohet, pas shikimit të materialeve të dorëzuara nga ana e kandidatëve, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, duke u bazuar në mandatin e tij dhe në kriteret e parapara me rregullore, ka konfirmuar se të gjithë kandidatët që kanë aplikuar i kanë plotësuar kriteret dhe konsiderohen formalisht si kandidatë për pozitën e kryeprokurorit të shtetit.


Kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e kryeprokurorit të shtetit dhe që kanë plotësuar kriteret janë:

1. Arben Ismajli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit;

2. Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

3. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

4. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

5. Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe

6. Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo listë me emrat e kandidatëve do të dërgohet te Këshilli Prokurorial i Kosovës për konfirmim final.

Ndërkaq, Këshilli Prokurorial i Kosovës do të njoftojë me kohë për procedurat e tjera të procesit të zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Tutje theksohet se procesi i shikimit të materialeve të këtyre gjashtë kandidatëve është zhvilluar në prani fizike dhe përmes platformës Zoom të përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane, Zyrës së BE-së, EULEX-it, Grupit për Studime Juridike dhe Politike, i cili është implementues i Projektit “Monitorimi i sistemit gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”, i financuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja Fol, Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori