Të paktën 20 pacientë janë konfirmuar me Flurona në Shqipëri gjatë qarkullimit të variantit Omicron të coronavirusit dhe gripit të stinës.

Prekja nga Covid -19 dhe gripi njëkohësisht është verifikuar nga Instituti i Shëndetit Publik pas analizave të kryera.

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini është shprehur për A2 CNN se të prekurit me Flurona kanë kërkuar trajtim spitalor për shkak të rëndimit të shëndetit nga mbivendosja e dy sëmundjeve.

Edhe pse vala Omicron është në zbehje, Tomini shton se ky variant vijon të jetë në qarkullim ashtu sikurse Delta dhe virozat respiratore.

Shqipëria miraton kontratë për një milion vaksina Pfizer për vitin 2022 Shqipëria miraton kontratë për një milion vaksina Pfizer për vitin 2022

Për drejtoreshën e ISHP-së, vaksinimi mbetet procesi i rëndësishëm për të shmangur format e rënda nga Covid-19. Por me kalimin e pikut të pandemisë është ulur ndjeshëm interesi për vaksinën anti-Covid tek të gjitha moshat.

Reklama
Reklama

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë përmes marrëveshjes me Pfizer do të blejë 1 milion doza të tjera për këtë vit, nga të cilat 300 mijë pritet të mbërrijnë në mars. /Telegrafi/