LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria miraton kontratë për një milion vaksina Pfizer për vitin 2022

Shqipëria miraton kontratë për një milion vaksina Pfizer për vitin 2022

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot se Këshilli i Ministrave ka miratuar një kontratë të re me kompaninë Pfizer për 1 milion doza vaksina për vitin 2022.

Manastirliu ka shtuar se kontrata parashikon edhe 500 mijë doza të tjera në rast nevoje.

Në një postim në Facebook të një takimi në Divjakë, Manastirliu është shprehur se kontrata mundëson gjithashtu edhe vaksinimin e fëmijëve.

“Do të vijojmë të sigurojmë disponibilitetin e vaksinave në të gjitha qendrat shëndetësore”, theksoi Manastirliu.

Sipas Ministres, Shqipëria ka aplikuar deri më sot më shumë se 2.6 milionë doza vaksinash.

“Jemi ende duke punuar fort për të intensifikuar mbulesën vaksinale tek grup mosha e të rinjve”, Manastirliu ka shtuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori