LAJMI I FUNDIT:

Koncertet e Elton John shtyhen për vitin 2021 për shkak të sëmundjes

Koncertet e Elton John shtyhen për vitin 2021 për shkak të sëmundjes
Elton John (Foto: YouTube)

Ditë më parë, këngëtari i famshëm botëror, Elton John, e ndërpreu koncertin e tij në Zelandë të Re, pasi i humbi zëri.

72-vjeçari, i cili në mes të turneut “Yellow Brick Round’ filloi të qante, nuk ishte në gjendje të vazhdonte më tej për shkak të pneumonisë.


Së fundmi, sipas një njoftimi, promovuesit e turneut ‘Chugg Entertainment’ treguan se koncertet e Elton John janë shtyrë për vitin e ardhshëm.

Elton John (Foto: Supplied / Cassie Roma)

“Megjithë përpjekjet e tij për të mos zhgënjyer kurrë fansat, pas konsultimeve me mjekët dhe specialistët është vendosur që shfaqjet e Elton John të shtyhen për në 15 dhe 16 janar të vitit 2021”, thuhet në deklaratë.

Elton John largohet nga koncerti me lot në sy pasi i shteret zëri për shkak të sëmundjes
Lexo po ashtu Elton John largohet nga koncerti me lot në sy pasi i shteret zëri për shkak të sëmundjes

Ndërkohë që në koncertin e të hënës, ylli britanik u përcoll me duartrokitje e brohoritje të mëdha nga publiku.

Çka është Pneumonia, sëmundja nga e cila vuan Elton John?

Pneumoni në mjeksi është inflamacion i parenkimës mushkërore e shprehur në gjuhën popullore, ‘ndezje e mushkërive’. Kjo sëmundje mund të paraqitet si virale apo bakteriale. Varësisht nga lloji bëhet edhe mjekimi i saj. Ka disa ndarje të pneumonive në varësi të shkaktarëve, të vendit etj. Kjo sëmundje prek më shpesh moshat e mëdha. Përhapje më të shpejtë gjejmë veçanërisht tek grupmoshat që i kalojnë të 50-tat. Individët më të prekur janë ata që pinë duhan, personat që vuajnë nga diabeti, nga sëmundje kronike të mushkërive, të veshkave, individët me deficit imunitar, ose ata që janë të prekur nga sëmundjet malinje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

Magazina

"Edhe ti e ki renin tash", komenti që mori Dafina Zeqiri pas reagimit të saj për vrasjen e gruas në Pejë

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Magazina
Xhuli Nura akoma 'single': Jam në pritje për personin e duhur në jetën time

Xhuli Nura akoma 'single': Jam në pritje për personin e duhur në jetën time

Magazina
Kalo në kategori