Tirana priti Krishtlindjet me një koncert festiv që u zhvillua në sheshin “Skënderbej”.
Reshjet e shiut nuk ndalën qytetarët që të jenë të pranishëm në shesh për festimet. Festa nisi me tingujt muzikore të orkestrës frymore ku u luajtën partiturat hite të këngëve të Kërshëndellave (mes pjesëve: Noel, La Spangola, Sing –Sing, Feliz Navidad, Nata e qetë, Jingle Bang etj.).
Teksa përshëndeti të pranishmit për Krishtlindjet, Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se 2018 është një vit i mbushur me shumë punë të bukura dhe siguroi se më e mira për Tiranën është gjithmonë përpara.
“Uroj që të jetë bereqet ky vit i ri që vjen në 2019-n dhe shpresoj me gjithë punët e bukura që kemi bërë në 2018-n, të jemi gjithmonë bashkë dhe të jemi gjithmonë pozitivë e optimistë, se më e mira për Tiranën është gjithmonë përpara. Për të gjithë ata vëllezër e motra të krishterë, duam t’u urojmë Gëzuar Krishtlindjet dhe qoftë një Krishtlindje e bukur dhe e mbarë por edhe për të gjithë të tjerët, duke qenë se ne në Tiranë i festojmë të gjitha festat qofshin edhe ato fetare. Duam t’u urojmë vetëm më të mirën, energjinë pozitive që buron nga ky qytet dhe që frymëzon gjithë punët e mira që ndodhin në Shqipëri”, tha Veliaj, raporton tch.
Ai falenderoi edhe artistët që iu bashkuan Bashkisë për të pasuruar jetën kulturore të kryeqytetit në këto ditë festash. “Një falenderim të veçantë për të gjithë artistët që pavarësisht motit kanë bërë një supersakrificë për të qenë me ne sot dhe u urojmë atyre gjithashtu një vit të suksesshëm, me më shumë aktivitete dhe me më shumë plane për artin, për kulturën dhe për gjithë ata që kanë pasion dhe talent në Tiranë”, deklaroi Veliaj.
Atmosfera e festës po përcillet më së miri nga këngëtarët Armando Kllogjeri, Ardita Meni, Linda Kazani, Suzana Frashëri e Gëzim Mushketa dhe nën dirigjimin e Valmir Xoxe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'