LAJMI I FUNDIT:

Konceptet vizuale të Samsung Galaxy A51 sugjerojnë katër kamera në pjesën e pasme

Konceptet vizuale të Samsung Galaxy A51 sugjerojnë katër kamera në pjesën e pasme

Kohët e fundit kemi pasur një vështrim të parë, falë Evan Blass, në Samsung Galaxy A71 të ardhshëm.

Kjo pajisje nuk do të jetë e vetmja që Samsung po planifikon, pasi Galaxy A51 poashtu është duke u përfolur.

Sipas SamMobile, Galaxy A51 do të duket si pajisja e shfaqur më lart.

Raportohet se do të shfaqë një ekran Infinity O me një vrimë të përqendruar, për kamerën selfie.

Sidoqoftë, në anën e pasme, vërejmë katër kamera në një rregullim në formën L, të gjitha të përfshira në një sistem drejtkëndësh, të kompletuar me blicin.

Për sa i përket specifikave, Galaxy A51 pritet të paketojë një procesor Exynos 9611, RAM 4 dhe 6 GB, dhe 64 dhe 128 GB hapësirë ruajtje.

Ekrani pritet të vijë me 6.5 inç FHD + Super AMOLED Infinity-O, me një skaner të gjurmëve të gishtërinjve nën të.

Kamera selfie është një njësi 32MP, f / 2.2, ndërsa sistemi kryesor në anën e pasme do të përmbajë: një 48MP, f / 2.0, parësore, një 12MP, f / 2.2, lente ultra-të gjerë, një 5MP – sensor thellësie dhe një makro lente 5MP.

Një bateri 4,000mAh do të fuqizojë gjithçka, duke mbështetur karikimin e shpejtë 15W.

Pajisja, sipas raportit, duhet të bëhet zyrtare në 12 dhjetor. /Telegrafi/