LAJMI I FUNDIT:

”Koncept ndryshe për tërheqjen e investimeve në Maqedoni”

”Koncept ndryshe për tërheqjen e investimeve në Maqedoni”

Qeveria e Maqedonisë këto ditë duhet të bëjë publike marrëveshjet me kompanitë e jashtme që kanë investuar në Maqedoni në të kaluarën.

Zv.Kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev nga Izraeli publikoi konceptin e ri me të cilin do të punohet në këtë drejtim, thithjen e investimeve të jashtme për të ndërtuar fabrika dhe për të bërë punësime të reja në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.


”Masat që do t’i merr Qeveria e Maqedonise për rritjen ekonomike të vendit bazohen në tre shtylla. Shtylla e parë: Mbështetje për investitorët aktual; Shtylla e dytë: Ndërtimin e infrastrukturës adekuate për lidhjen e vendit me infrastrukturë me vendet përreth; Shtylla e tretë: Reforma në sektorin energjetik.” tha mes tjerash Angjushev para investuesve potencial në Izrael.

Angjushev ka thënë mes tjerash se investitorët do të kenë mbështetje por ata nuk do të kenë privilegje në krahasim me kompanitë vendore. /Telegrafi/