LAJMI I FUNDIT:

Komunistët për Fan Nolin: I zgjuar e dinak, njeri i lekut, por mos të sulmohet

Komunistët për Fan Nolin: I zgjuar e dinak, njeri i lekut, por mos të sulmohet
Theofan Stilian Noli

Nga: Kastriot Dervishi

Në një informacion pa datë të Zbulimit Politik në të cilin është vendosur një shënim i Mehmet Shehut, thuhet se e kishin takuar Fan Nolin para një sesioni në OKB. E cilësonin “shumë të zgjuar dhe dinak”, por “njeri i lekut”. Shënohej se nuk fliste në shtyp pro regjimit komunist. Kërkohej të bëhej diçka, sepse kolonia shqiptare nuk e njihte 29 nëntorin si festë. Dyshohej se mund të ishte “agjent i amerikanëve”, por prova nuk kishin. Propozohej që regjimi mos ta sulmonte Nolin për gabimet që mund të ketë bërë; të mbante korrespondencë me udhëheqësit e Shqipërisë; Kisha të mbante korrespondencë dhe ta mbante në lidhje, të caktohej anëtar nderi i Lidhjes së Shkrimtarëve.


Komunistët ia shkruanin Fan Nolit emrin gabimisht!
Lexo po ashtu Komunistët ia shkruanin Fan Nolit emrin gabimisht!

Në pranverë të vitit 1958, Fan Noli, duke parë se ishte në fund të jetës, i kërkoi përfaqësuesve jozyrtarë të qeverisë shqiptare të dërgonin dy klerikë të rinj për kishën e atjeshme, pasi pas vdekjes së tij ajo do të binte në dorë të Marko Lipës me ndikim grek. Duke analizuar çështjen, Zbulimi Politik i MPB-së arsyetonte do ishte mirë që të ftohej Noli në Shqipëri.

Në këtë kohë, në Tiranë vlerësonin se “Vatra” drejtohej nga “reaksionarët”: Qerim Panariti, Kristo Thanasi, Koli Koblara, Sadik Pepellashi, Muhamet Zagari, ndërsa Fan Noli qëndronte i heshtur para tyre.

“Enveristi” Fan Noli: Letërkëmbimet e revolucionarit “demokrat” me komunistin Enver Hoxha
Lexo po ashtu “Enveristi” Fan Noli: Letërkëmbimet e revolucionarit “demokrat” me komunistin Enver Hoxha

Më 27 qershor 1958 punonjësit e misionit shqiptar në Nju-Jork raportonin se më 15 maj 1958 takuan Fan Nolin me rastin një meshe në kishën e atij qyteti. I folën keq për Qani Panaritin, por Noli as pohoi dhe as kundërshtoi. Nisur nga propozimet e paraqitura, me vendimin nr. 378, datë 26 tetor 1958, Byroja Politike e KQ të PPSh-së, vendosi që nëpërmjet Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të thirrej Fan Noli “për festimet e 15-vjetorit të çlirimit të atdheut”. Noli nuk iu përgjigj ftesës.

Në trend Kultura

Më shumë
Grave

Grave

Fjala+
Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Kulture
PËRDHUNIMI

PËRDHUNIMI

Fjala+
PËRKORJE

PËRKORJE

Poezi
SHTËPIA E RE

SHTËPIA E RE

Poezi
MBRETI I TULËS

MBRETI I TULËS

Poezi
Kalo në kategori