Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet nëpër korsi të thata, në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane në mëngjesin e sotëm është mesatar.


LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë.

Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan - Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovë.