Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata dhe pa ndalesa.

Frekuentimi i makinave në kalimin kufitar Bogorodica është rritur dhe për dalje nga shteti pritet 30 minuta.

Lidhja Auto-moto e Maqedonisë informon se në kalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë, si dhe respektim të rregullave në komunikacion./Telegrafi/