Projektet milionëshe kapitale shumica e komunave të Kosovës i kanë ruajtur për t’i realizuar në prag të fushatës për zgjedhjet e 22 tetorit. Kjo për faktin se në gjashtë muajt e parë të vitit ato kanë shpenzuar një pjesë shumë të vogël të buxhetit. Për investime kapitale në gjysmën e parë të vitit Dragashi nuk ka shpenzuar asnjë cent, derisa Prishtina ka shpenzuar vetëm 17 për qind të buxhetit të planifikuar, shkruan sot, gazeta Zëri.
Komunat e ndryshme të Kosovës i kanë ruajtur projektet milionëshe kapitale në prag të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, duke synuar që në këtë mënyrë t’i “blejnë” votat e qytetarëve.
Madje është interesant fakti se disa prej komunave të vendit deri në 6-mujorin e parë të këtij viti kanë raportuar zero shpenzime për investime kapitale.
Gazeta “Zëri” ka analizuar shpenzimet kapitale të nivelit lokal deri në fund të qershorit 2017, ku sipas raportimeve të tyre në Ministrinë e Financave Komuna e Dragashit kishte raportuar zero shpenzime kapitale, Juniku kishte shpenzuar vetëm 11 për qind të buxhetit për këtë kategori të shpenzimeve, Drenasi 16 për qind, ndërsa komuna më e madhe në vend, Prishtina, deri më 30 qershor ka raportuar vetëm 17 për qind të buxhetit të shpenzuar për investime kapitale.
Kampione në realizimin e shpenzimeve kapitale gjatë kësaj periudhe del të jetë Komuna e Skenderajt me 66 për qind të mjeteve të planifikuara dhe Prizreni me 51 për qind, etj. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City