LAJMI I FUNDIT:

Komunat për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë, Aliu: Është përgjegjësi e Qeverisë

Komunat për faljen e 100 eurove të tatimit në pronë, Aliu: Është përgjegjësi e Qeverisë

Në Qeverinë e Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti zhvilloi takim me kryetarët e komunave.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, deklaroi se për shumë çështje që kanë parashtruar komunat ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga kryeministri.

Aliu përmendi edhe çështjen e tatimit në pronë dhe mundësinë e faljes së 100 eurove, duke thënë se kjo nuk është në kompetencën e tyre.


“Komunat janë gjetur në një situatë të pakëndshme para qytetarëve, pasi që dihet se një kompetencë e tillë nuk ju takon komunave. Asociacioni u jemi drejtuar juve me kërkesë për pezullimin për vendimin e vitit 2022 për vlerësimin e pronave, duke kërkuar që pagesa për prona, duke marrë parasysh vështirësitë ekonomike të paguhet sikur në vitin 2022. Jemi në pritje të veprimeve për këtë temë të rëndësishme”, tha ndër tjera ai.

Aliu shtoi tutje se “kryetarët e komunave kundërshtojnë bartjen e përgjegjësisë për faljen e e tatimeve, sepse kjo cenon të hyrat vetanake”.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti në fjalimin e tij bëri të ditur se në vitin 2024 komunat do të kenë buxhet 200 milionë euro më shumë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Kurti: Paga më të larta e kushte më të dinjitetshme të punës, sigurisht – por, nuk figuron më parulla ‘duam punë’

Ekonomi
BE-ja shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s, pasi Kosova hoqi kufizimin ndaj mallrave serbe

BE-ja shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s, pasi Kosova hoqi kufizimin ndaj mallrave serbe

Ekonomi
Sveçla tregon procedurat e reja për mallrat serbe që hyjnë nga Merdarja

Sveçla tregon procedurat e reja për mallrat serbe që hyjnë nga Merdarja

Ekonomi
Grupi “BesaBesë”: Qytetarët t’i bojkotojnë produktet e Serbisë

Grupi “BesaBesë”: Qytetarët t’i bojkotojnë produktet e Serbisë

Ekonomi
Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!

Kërkesa marramendëse për ofertat bombastike të Auto Mita!

Auto Mita
Kalo në kategori