LAJMI I FUNDIT:

Komuna Qendër padit VMRO-DPMNE-në

Komuna Qendër padit VMRO-DPMNE-në
SAMSUNG DIGITAL CAMERA

Mbrëmë, një numër i madh banorësh të komunës Qendër të qytetit të Shkupit, kanë paraqitur shqeteësimin e tyre për shkak të zhurmës dhe muzikës së zëshmë e cila vinte nga selia e partis VMRO-DPMNE, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të komunës Qendër, zyrtarët komunalë të Sektorit të inspecionit, kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë konstatuar se në periudhën nga ora 23 e deri 23 e 50, është prishur rendi dhe qetësia publike.


Zyrtarët komunal kanë konstatuar zhurmë që ka tejkaluar nivelin e lejuar, për të cilën ekzistojnë edhe inçizime video dhe audio, ndërkaq paraprakisht VMRO-DPMNE nuk ka paralajmëruar asnjë aktivitet.

Prandaj, Sektori i inspecionit të komunës Qendër ka ngritur padi ndaj VMRO-DPMNE-së për prishje të rendit dhe qetësisë publike./Telegrafi/