eksperti-banner

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kryeqytet ka publikuar listën e përfituesve të subvencioneve me pagesë direkte në sektorin e blegtorisë për vitin 2026.

Sipas njoftimit, këtë vit është rritur mbështetja financiare për blegtorët, me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të fermave familjare dhe fuqizimit të sektorit të blegtorisë.


Drejtoria ka bërë të ditur se subvencionet për gjedhë janë rritur për 16.8 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

“Për gjedhë mbështetja është rritur për 16.8%”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, rritje më e madhe është shënuar edhe për mbarështuesit e deleve dhe dhive.

“Për dele dhe dhi është rritur për 28.0%”, njofton Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Nga kjo drejtori vlerësojnë se rritja e subvencioneve përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të fermave familjare dhe zhvillimit të qëndrueshëm të blegtorisë në Kryeqytet.

Listat e plota të përfituesve janë publikuar në faqet zyrtare të Kryeqytetit. /Telegrafi/