Në Prishtinë hapet “Tregu në Rrota”, promovohet prodhimi vendor dhe mbështeten fermerët lokalë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtoreshën e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Jeta Rafuna Hasani, morën pjesë në hapjen e “Tregut në Rrota”, një iniciativë që synon afrimin e prodhuesve vendorë me qytetarët dhe promovimin e produkteve lokale.
“Tregu në Rrota”, i organizuar nga PepeKo, është një treg lëvizës që krijon mundësi të reja për fermerët dhe prodhuesit vendas, duke u ofruar atyre hapësirë për të prezantuar produktet e tyre dhe për t’i sjellë ato më afër konsumatorëve.
Gjatë hapjes së këtij aktiviteti u theksua rëndësia e mbështetjes së prodhimit vendor dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë lokale.
Qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësi të kenë qasje më të lehtë në produkte të freskëta vendore, ndërsa fermerët dhe prodhuesit do të kenë një kanal shtesë për promovimin dhe shitjen e produkteve të tyre.
Përfaqësuesit e Kryeqytetit kanë përshëndetur këtë iniciativë, duke vlerësuar kontributin e saj në fuqizimin e prodhuesve lokalë dhe në promovimin e konsumit të produkteve vendore. /Telegrafi/



































