LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës për gjashtë muaj realizon 12 milionë euro të hyra (Dokument)

Komuna e Prishtinës për gjashtë muaj realizon 12 milionë euro të hyra (Dokument)

Taksa për leje ndërtimi, Tatimi në Pronën e Paluajtshme, Taksa për Certifikata dhe Dokumente Zyrtare, Licenca në Biznes dhe Qiraja në Banesa janë disa nga forma që Komuna e Prishtinës realizon të hyra.

Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, qeverisja e Prishtinës ka arritur t’i mbledh mbi 12 milionë euro nga këto taksa.


Më së shumti kjo komunë ka mundur të mbledh nga Tatimi në Pronën e Paluajtshme në total prej 3.76 milionë euro, ndjekur nga Taksa për Leje Ndërtimi me 3.51 milionë euro dhe nga infrastruktura rrugore me 814 mijë euro të hyra, shkruan Telegrafi.

Komuna e Prishtinës nga gjobat në trafik, për gjashtë muaj ka grumbulluar mbi 630 mijë euro, ndërsa nga mbeturinat janë mbledhur mbi gjysmë milionë euro.

Të hyra, kjo komunë ka realizuar edhe nga Taksa për Shërbime Arsimore dhe Taksa për Shërbime Shëndetësore në total rreth 617 mijë euro.

Sipas raportit “Të hyrat 2018, sipas muajve“, Komuna e Prishtinës në muajin janar 2018 nga totali i taksave ka realizuar 1.84 milion euro, në shkurt janë grumbulluar 1.47 milion euro, 2.28 milionë euro janë mbledhur gjatë muajit mars, në muaji prill dhe maj të hyrat nuk kanë kaluar më shumë se 1.85 milion euro për secilin muaj, ndërsa qershori është muaji që kjo komunë ka realizuar më shumë të hyra në total prej 2.79 milionë euro. /Telegrafi/