LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës pas sulmit të fëmijës nga qentë: Ka ndodhur brenda oborrit të çerdhes, është përgjegjësi e institucionit

Foto: Arkiv

Gjatë kohës që një fëmijë katërvjeçarë ishte duke luajtur në oborrin e çerdhes publike “Gëzimi Ynë”, në Prishtinë u kafshua nga një qen.

Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë ditës së martë dhe ka ngjallur reagime rreth problemit me qentë endacakë brenda territorit të Komunës së Prishtinës, problem ky me të cilin ka kohë që qytetarët e Prishtinës përballohen.


Në lidhje me këtë për Telegrafin ka folur Zyrtari për Hapësira Publike në Komunën e Prishtinës, Habib Qorri.

Ai tha se në lidhje me kafshimin e fëmijës nga qeni, përgjegjës janë menaxherët e kopshtit dhe jo Komuna e Prishtinës.

“Këto janë përgjegjësi të menaxherëve të kopshtit sepse mirëmbajtja e institucionit i takon atyre. Në rrethojat paska qenë një vrimë prej ku ka depërtuar qeni, sepse qentë tash lëvizin dhe janë në kërkim të ushqimit dhe ka hy brenda dhe ka has në fëmijën”, deklaroi ai.

Habib Qorri – Zyrtarë i Shërbimit Publik në Komunën e Prishtinës

Mirëpo se gjendja me qentë endacakë në Prishtinë është alarmante e pohoi edhe Qorri.

Ai tha se mënyra më e mirë është vendosa e mikroçipave tek qentë që të evidentohet adresa e tyre.

“Gjendja me qentë endacak në Komunën e Prishtinës nuk është e mirë sepse është një numër jashtëzakonisht i madh i tyre që frekuentojnë si në zonat urbane por edhe në ato rurale. Në bashkëpunim me Agjencinë e Veterinës, jemi dakorduar që të fillojmë me kontratat e fundit që të bëjmë vendosjen e mikroçipave në mënyrë që të evidentohen dhe secili qen që trajtohet brenda territorit të Prishtinës, ai tashmë do të ketë edhe adresë”, tha ai.

Florentina Mehanolli dhe Florentina Mehanolli – Qytetare

E shqetësuar për qentë në Prishtinë u shpreh edhe qytetarja Florentina Mehanolli.

Ajo tha se është e frikësuar prej qenëve pasi shton se kur ata janë në grup sulmojnë edhe më shumë.

“Është ballafaqimi më i vështirë i Kosovës për momentin. I shoh shumë endacak që janë të qetë kur janë vetëm mirëpo kur po bëhen nga pesë ose gjashtë qenë, po e sulmojnë dikënd. Unë mundem me e cek, se jam në gjendje që nëse shoh qenë ta kaloj rrugën, as nuk e shikoj semaforin, jam në gjendje t’i dalë veturës përpara sesa me m’sulmu qentë”, theksoi Mehanolli për Telegrafin.

E frikësuar nga qentë endacak sikurse nëna e saj është edhe vajza e vogël e Florentina Mehanollit.

“Unë frikësohem prej qeneve, nuk më pëlqen kur ka shumë qenë sepse të sulmojnë dhe na e thyejnë xhamin sepse i kanë thonjtë e mëdhenj”, tha ajo.

Shaqir Foniqi – Qytetar

Kurse qytetari Shaqir Foniqi, tha se qentë janë paqësorë dhe vetëm nëse i ngacmon, ata të sulmojnë.

“E lexova dikund që deri në fund të vitit do të trajtohen rreth 5000 qenë. Po mendoj që ka mënyra, duhet tu sigurohet ambienti i tyre. Unë them që qeni është paqësorë dhe vetëm nëse e ngacmon të sulmon”, u shpreh ai.

Rastet kur qentë endacakë sulmojnë qytetarë në kryeqytet nuk janë të pakta, në dhjetor të vitit të kaluar qentë sulmuan edhe ekipin e Telegrafit, në kampusin e Universitetit të Prishtinës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori