0Shares

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënshkroi sot kontratat për 50 banesa që do u jepen kategorive të dala nga lufta.

50 familje të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së do të përfitojnë banesa nga kjo kontratë e nënshkruar nga i pari i kryeqytetit.

“Sot, nënshkrova kontratat për 50 banesa për kategoritë e dala nga lufta. Pas një procesi disa mujor familjet më meritore do të përfitojnë nga ky program i Komunës së Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)