LAJMI I FUNDIT:

Komuna e parë për performancë të mirë Lipjani, Prishtina e nënta

Komuna e parë për performancë të mirë Lipjani, Prishtina e nënta

Komunat e Kosovës kanë shënuar përparime për mjedis të favorshëm të bizneseve, mirëpo ende mbetet mjaft punë për të bërë nga 38 komuna për një mjedis më të favorshëm biznesor dhe për transparencë më të madhe.

Kështu ka thënë Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest me rastin e prezantimit të studimit ‘Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave’ (MCI).


Hashani ka thënë se bizneset konsiderojnë se komunat duhet të jenë edhe më tepër transparente. Andaj, sipas tij, qëllimi i studimit të Indeksit të Konkurrueshëmrisë së Komunave të Kosovës është matja e konkurrueshmërisë së qeverisjes komunale në krijimin e një mjedisi të favorshëm afarist në nivel lokal.

Komunat me performancë më të mirë në bazë të këtij indeksi janë: Lipjani, Rahoveci, Vitia, Juniku, Hani i Elezit, Gjakova, Podujeva, Obiliqi, Prishtina dhe Suhareka.

James Hope, drejtor i Misionit të USAID për Kosovë tha se komunat duhet t’i marrin parasysh të gjeturat dhe të punojnë fort për mjedisin afarist, krijimin e vendeve të reja të punës dhe të jenë më transparente për qytetarët dhe bizneset.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ambienti i komunave nuk mund të jetë indiferent në nivel kombëtar.

Ai tha se ky studim tregon se komunat duhet të bëjnë gjithnjë edhe më shumë për ambientin e biznesit nëpër komuna.

Muhedin Nushi nga komuna e Prishtinës të cilit nuk i pëlqeu shumë rangimi i Prishtinës në vendin e nëntë pyeti oragnizuatorët se çfarë metodologjie kanë përdorur për këtë studim.

Studimi i MCI USAID prezantoi indeksin për qeverisje komunale për 38 komuna të Kosovës, duke bërë vlerësimin e qeverisjes lokale në bazë të ambientit përkrahës për zhvillim të bizneseve. Gjetjet janë të bazuara në anketën e bërë me 3350 biznese nga të gjitha komunat./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori