LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Ohrit kërkon të ketë disa nga përmendoret e “Shkupit 2014”

Komuna e Ohrit kërkon të ketë disa nga përmendoret e “Shkupit 2014”

Komuna e Ohrit dëshiron që përmendoren e Car Samoilit, i cili është pjesë e projektit “Shkupi 2014” ta vendos në Ohër. Iniciativa ekziston prej më herët, ndërsa pritet të përfundojë revizioni i projektit dhe më pas do të vendoset se çfarë do të ndodhë me përmendoret.

Kryetari i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanoski, thotë se përmendorja e Car Samoilit, e cila akoma ndodhet në qendër të Shkupit, i takon Komunës së Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Qëndrimi jonë është se vendi i Car Samoilit është në Ohër dhe për këtë arsye ne synojmë më tej, deri në përfundim të revizionit, të kërkojmë që përmendorja të transferohet në Ohër. Le të presim. Së shpejti presim rezultat pozitiv”, deklaroi Jovan Stojanoski.

Stojanovski thotë se deri më tani kanë biseduar me Kryeministrin dhe Ministrinë e Kulturës në lidhje me këtë çështje. Ai thotë se po mendojnë për një lokacion të mundshëm ku do të vendoset përmendorja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori