LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjilanit shpërndanë farë gruri për 940 fermerë

Komuna e Gjilanit shpërndanë farë gruri për 940 fermerë

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën së Gjilanit ka shpërndarë sot farë gruri për 940 fermerë.

Kryetari Lutfi Haziri ka deklaruar se baza për zhvillim ekonomik lokal mbetet bujqësia.


“Komuna ka vendosur që t’i subvencionojë bujqit. Uroj që këto mbjellje të sjellin bukë në sofrat tona më shumë, siguri më të madhe për familjen dhe lehtësim në punë. Krahas kësaj, do t’i rrisim subvencionet për zgjerimin dhe rritjen e pemëtarisë dhe perimtarisë”, tha Haziri.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka njoftuar se vlera e projektit është afro 50 mijë euro.

“Është farë e varieteteve hungareze, të cilat janë testuar për një kohë të gjatë në tokat tona dhe janë jashtëzakonisht të përshtatshme. Kemi bërë përpjekje të vazhdueshme që t’u sigurojmë fermerëve edhe mekanizim, prandaj objektivi ynë është, jo vetëm ta rrisim punimin e sipërfaqeve të tokës, por edhe produktivitetin, duke e përdorë potencialin gjenetik të farës dhe optimumin e përgatitjes së tokës”, ka thënë Ramadani.

Ndryshe, Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka njoftuar se janë në përgatitje edhe të projektit të ngritjes së 15 hektarëve me arra. /Telegrafi/