Kompozitori gjerman Hans Zimmer ishte në gjumë kur fitoi çmimin "Oscar", vajza e tij e thërret për ta lajmëruar

Mëngjesin e së hënës është mbajtur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve, "Oscars 2022".
Ngjarja e cila u zhvillua në Teatrin "Dolby" në Los Angeles, për shkuesit amerikanë u mbajt në mbrëmjen e së dielës, ndryshe nga zona kohore e Evropës.
Kompozitori i njohur Hans Zimmer nuk mundi të ishte prezent në shfaqje, pasi ndodhej në Holandë.
Ai madje kishte rënë për të fjetur në orët e mëngjesit të së hënës, kur u njoftua se kishte fituar çmimin "Oscar" në kategorinë "Tema muzikore më e mirë".
Hans e fitoi këtë çmim për kompozimin e temës muzikore të filmit "Dune", ndërsa lajmin për çmimin e mori nga vajza e tij.
"Është ora 2 e mëngjesit në Amsterdam, dhe vajza ime Zoë më zgjoi për të shkuar në barin e hotelit, #Oscars", shkroi kompozitori gjerman në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në Twitter.
Tutje, ai publikoi edhe një video me robdeshambër, ku shihej duke mbajtur në duar një statujë të rreme të "Oscar"-it, duke falënderuar Akademinë për çmimin.
"Faleminderit Akademisë, por më e rëndësishmja, muzikantëve të 'Dune' dhe liderit tonë Denis Villeneuve", shkroi kompozitori gjerman në Twitter. /Telegrafi/































































