LAJMI I FUNDIT:

Kompleksi Memorial i Jasharajve buzë rrënimit, kullat janë në gjendje të rëndë (Video)

Kompleksi Memorial i Jasharajve buzë rrënimit, kullat janë në gjendje të rëndë (Video)

Pavarësisht se edhe pak ditë bëhen 20 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari, gjendja e Kompleksit Memorial të kësaj familjeje në Prekaz, është e rëndë dhe buzë rënimit.

Kullat, në të cilat Jasharajt ishin përballuar me forcat serbe, kanë filluar të kenë çarje të mureve, rënie të llaçit nga muret dhe dëmtimi serioz të çatisë, si pasojë e reshjeve atmosferike.


Derisa gjendja e objektit, që ndodhet në Kompleksin Memorial është e rëndë, krejt tjetër gjendje kanë varrezat e familjes Jashari.

Publicisti Jusuf Thaçi ka qenë ndër ato figura që ka ndërmarrë një iniciativë për ruajtjen e këtij objekti nga rrënimi, përmes organizimit të një peticioni online.

Ai në profilin e tij në Facebook ka ftuar miqtë e tij virtual ta nënshkruajnë peticionin, i cili më pas i është dërguar Qeverisë së Kosovës.

“Shpresoj që këto institucione do ta trajtojnë seriozisht këtë kërkesë qytetare dhe do të ndërmarrin urgjentisht të gjitha masat për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij,  nëse këto institucione nuk ndërmarrin masa, ai do ta gjejë një zgjidhje tjetër.

“Nëse këto institucione nuk ndërmarrin masa, atëherë unë personalisht (por besoj edhe shumë qytetarë të tjerë) do të mbetem aktiv derisa të arrihet një zgjidhje afatgjate për Kompleksin e Familjes Jashari”, ka theksuar Thaçi .

Në anën tjetër edhe në Kuvendin e Kosovës është diskutuar për gjendjen e memorialit.

Deputeti i “Nisma Soecialdemokrate”, Milaim Zeka ka theksuar se varrezat e familjes Jashari janë ndërtuar nga një turk.

Ai në foltoren e Kuvendit kishte deklaruar se në kohën kur pati theksuar se janë vjedhur para edhe në varrin e Adem Jasharit, nuk ka qenë krejt e kotë.

“Varrezat në Prekaz nuk janë bërë nga buxheti i Qeverisë, ato janë rregulluar nga një turk me para nga xhepi i vet”, ka thënë Zeka në foltoren e Parlamentit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori