LAJMI I FUNDIT:

Kompania start-up pas Stable Diffusion lanson sistemin e inteligjencës artificiale për gjenerimin e videove nga teksti

Kompania start-up pas Stable Diffusion lanson sistemin e inteligjencës artificiale për gjenerimin e videove nga teksti

Runway, kompania start-up e cila bashkë-themeloi gjeneruesin e imazhit mjaft të popullarizuar Stable Diffusion AI, ka lansuar një model të inteligjencës artificiale e cila e merr çfarëdo përshkrimi me tekst – si për shembull “breshkat duke fluturuar në qiell” – dhe gjeneron video 3 sekondëshe e cila i përshtatet tekstit.

Duke përmendur arsye sigurie dhe biznesi, Runway nuk do ta lansojë modelin gjerësisht sa për fillim, por as nuk do të jetë me burim të hapur si Stable Diffusion.


Modeli “text-to-video”, i quajtur Gen-2, fillimisht do të jetë në dispozicion në Discord përmes një liste pritjeje në faqen e internetit të Runway, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Përdorimi i inteligjencës artificiale për të gjeneruar video nga futjet e tekstit nuk është diçka e re.

Meta Platforms Inc dhe Google publikuan të dy dokumente kërkimore mbi modelet e inteligjencës artificiale nga “text-to-video” në fund të vitit të kaluar.

Sidoqoftë, ndryshimi është se modeli i inteligjencës artificiale “text-to-video” i Runway po vihet në dispozicion të publikut të gjerë, tha Cristobal Valenzuela, drejtor ekzekutiv i Runway.

Runway shpreson që krijuesit dhe regjisorët do ta përdorin produktin. /Telegrafi/