Në një intervistë për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com ka folur themeluesi dhe pronari i kompanisë sllovene “VALICON”.
Kjo kompani nga Sllovenia është lidere në hulumtimin e tregut me mbi 25 vite përvojë në tregun e Evropës Juglindore.
Zenel Batagelj, themeluesi dhe pronari i “VALICON” në këtë intervistë me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka treguar planin dhe qëllimet që ka kompania për Kosovën dhe rajonin.
Ai thotë se hapja e zyrës në Kosovë do të jetë një hap i rëndësishëm, një mundësi e mirë për rrjetëzim dhe lidhje të rëndësishme për bashkëpunim në të ardhmen.
“Më në fund jemi edhe në Kosovë sepse unë punoj me Kosovën që nga viti 2005 dhe ky është momenti për të qenë prezent më shumë këtu”, ka deklaruar ai mes tjerash.
Batagelj nga kompania sllovene tregon së në kompani ka sociologë, psikologë dhe ndërmarrës.
“Ne jemi më shumë se 60 vetë… Ne punojmë me pothuajse të gjitha markat e mëdha që mund të imagjinoni këtu në rajon. Bankat, produktet, çfarëdo. Në thelb, ajo që ne bëjmë, është se ne përpiqemi t’u japim bizneseve dhe vendimmarrësve pasqyrën më të mirë të mundshme se si mendojnë vërtet konsumatorët”, ka deklaruar ai në “Përballje” transmeton Telegrafi.
Ai tregon se kompania e tij ofron shërbime për biznese dhe institucione të ndryshme.
“Është për të gjithë… Ato organizata që në fakt po përpiqen të bëjnë disa ndryshime në tregun e Kosovës për të ndikuar në treg, shoqëri dhe në fakt për një zhvillim më të shpejtë sigurisht që ju e dini se ata kanë nevojë që ne të kuptojmë se ku ka të drejtë shoqëria dhe si të ndikojmë, se cilët janë nxitësit më të mire për zhvillim më të shpejtë të shoqërisë. Prandaj dhe hulumtimi është shumë i rëndësishëm këtu.
Kështu që duhet të zbuloni se si është situata tani, çfarë të bëni, komunikimin që bëni, aktivitetet dhe më pas duhet të dini a keni arritur ndonjë gjë. E pikërisht kjo është ajo që bëjmë ne, kemi punuar shumë në një kohë që kam filluar këtu, para se IPKO të merrte telefoninë mobile…..Në fakt, mendoj se ne e bëmë strategjinë e parë reale të bazuar në hulumtimin e marketingut këtu në Kosovë, në atë kohë”, ka thënë ai.

Batagelj ka folur edhe për Kosovën, Prishtinën dhe zyrën e tyre që tashmë kanë hapur.
“E dini, nëse e krahasoj, si ka qenë në 2006… dhe kishte një krizë me COVID në mes, kështu që kishte një kohë që nuk isha këtu. Ne po vinim nga Shkupi, dhe e dini, po ndërtonit autostrada, hyrja në Prishtinë është fantastike. Kjo është ajo që ka ndodhur në pesë vitet e fundit. Zhvillimi këtu dhe gjithçka që po ndodh është mahnitëse. Unë nuk kam parë askund një ndryshim kaq të madh. Unë shoh hulumtimin, shoh rezultatet, shoh se si po ndryshojnë konsumatorët.
Unë kam standardet për të gjithë rajonin, për të gjitha tregjet e tjera dhe shoh se cila është struktura këtu në Kosovë, Dhe unë shoh se ka gjithmonë diçka si 20% e popullsisë është ajo gjysma. Se 20% e popullsisë është pothuajse e njëjtë me atë të Sllovenisë. E dini, fuqia blerëse është këtu. Mirë, varfëria këtu është shumë më e madhe, por segmenti kryesor i konsumatorëve është i njëjtë”, ka deklaruar ai mes tjerash.
Sipas tij, Kosova ka mungesë të të dhënave nga aspekti i hulumtimit të tregut. “Kosova është pjesë e këtij rajoni dhe shumë të dhëna mungojnë, e dini..Kur jeni duke bërë biznes, ti tani e mendon që këto të dhëna ekzistojnë, pra ne gjetëm që Kosova nuk ishte pjese e këtyre të dhënave të mëdha… dhe kishte një gjë tjetër, ishte një kompani me parë, ata filluan pesë vjet me parë, quhet PYPER dhe ata filluan të bënin ketë gjë dhe tashmë janë integruar tek ne”.

Çfarë do të sjellë “VALICON” në Kosovë?
Ai ka treguar se “VALICON” në Kosovë do të sjellë shumë mundësi për bizneset vendore dhe organizatat tjera.
“Le ta shpjegojmë pak më shumë, bëhet fjalë për të pasur njohuri, ju keni Slloveninë që ka mbetur pak pas nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara. Dhe ke Kroacinë që ka mbetur pak pas nga Sllovenia, dhe pastaj ke të gjithë rajonin që ka mbetur prapa Kroacisë. Pra, të gjitha këto tregje janë të ngjashme për nga madhësia. Sllovenia ka 2 milionë, Kroacia ka 4, Bosnja ka 3.5 milionë, Maqedonia ka 2, Kosova ka gati 2, pra në thelb çfarë po bëjmë me ketë rajon, ne e dimë çfarë janë këto biznese që vijnë nga këto vende të vogla” thotë ai.
Pra, gjithçka që sjellim në Kosovë tashmë është në dispozicion edhe në vende të tjera. Pra, vendet e tjera, bizneset tjera që vijnë nga këto vende tashmë janë mësuar me këtë dhe kanë ‘recetën’.
Ai ka deklaruar se industria e të dhënave është industria në lulëzim dhe ka thënë se nga punët që ata do të bëjnë në Kosovë do të kenë përfitime edhe qytetarët dhe se hulumtimin e parë do ta bëjnë për tregun medial.
“Por ju e dini, ne kemi këta lojtarë të mëdhenj, ju e dini, Google, Facebook, ata dhe ju e dini, ata në fakt po na shfrytëzojnë ne konsumatorët. Po. Ndërsa ne duam ta bëjmë atë vërtet saktë, ne besojmë se nëse konsumatori është i gatshëm të na japë diçka, ai konsumator meriton të marrë diçka mbrapsht”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qysh me u vesh si zotni në sezonin e dasmave?

Fillo verën me melodinë e valëve të detit në Shëngjin duke investuar në Holiday In 2!

IPKO hap pikën e re të shitjes në Rrugën B në Prishtinë me teknologji moderne dhe përvojë të përmirësuar për klientët

BOROTALCO – Historia e një arome që zgjat

ASK: Mbi 207 mijë banesa të blera, të pabanuara në Kosovë

Vizitoni shtandin e Telegrafit në Expo Real 2025 - Zbuloni të rejat dhe platformat promovuese për rritjen e biznesit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë