Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” bëhet me objekt të ri
Komuna e Ferizajt ka përfunduar objektin e shumëpërfolur të Kompanisë Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia”. Ky objekt ishte zvarritur prej disa vitesh shkaku i disa kontesteve dhe disa procedurave administrative. Gjatë përurimit të objektit, të hënën, kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka thënë se tashmë stafi i kësaj kompanie do t’i kenë kushtet më të mira për punë.
“Ky objekt i cili është përfolur shumë dhe është zvarritur jo për fajin e komunës, por për shkak të procedurave, tashmë është finalizuar dhe i plotëson kushtet teknike për stafin e kompanisë. E gjithë kjo që kemi bërë për juve nuk mjafton sepse ju e meritoni edhe më shumë duke u bazuar në punën që e bëni për të mirën e qytetarëve. Ne do të mundohem që edhe në të ardhmen të krijojmë kushte sa më të mira për të gjithë juve”, ka thënë midis të tjerash Aliu.
Drejtori i KRM “Pastërtia” Basri Syla, ka thënë se brenda pak vitesh tre herë janë rritur pagat e punonjësve, ndërkohë janë reduktuar shpenzimet dhe janë rritur të hyrat.
“Sipas punëve që jemi duke i bërë ne gradualisht kemi pasur dhe po vazhdojmë të kemi rritje të të hyrave për çdo vjet, që nënkupton se kemi menaxhuar mirë me paranë e taksapaguesve. Unë shpresoj se kemi me bërë punë të mira edhe në ardhmen deri në fund të mandatit tim. Objekti i ri tashmë krijon kushte më të mira për punë, prandaj jemi mirënjohës dhe falënderues ndaj komunës”, ka thënë Syla.
Sipas tij, shpenzimet do të reduktohen edhe në të ardhmen ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën.
“Para se të vijë në krye të këtij institucioni kanë qenë rreth 23 mijë klient, kurse tash që po flasim i kemi mbi 35 klient, andaj kjo nënkupton se jemi angazhuar vazhdimisht në terren për t’i regjistruar të gjithë klientët e rinj, por në të njëjtën kohë u kemi ofruar edhe shërbime në kohë reale dhe falë punës sonë nuk kemi asnjë ankesë nga qytetarët për vonesa apo shqetësime sa i përket menaxhimit të mbeturinave”, ka thënë më tej Syla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIa përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime