LAJMI I FUNDIT:

Kompania Lyft do të pushojë nga puna 13 për qind të stafit të saj

Kompania Lyft do të pushojë nga puna 13 për qind të stafit të saj

Gjatë ditës së enjte, kompania Lyft deklaroi se do të pushojë nga puna 13 për qind të stafit të saj, ose gati 700 punonjës, pasi si kompani ka rimenduar rreth stafit mes inflacionit në rritje dhe frikës së një recesioni të afërt.

Në një memo për stafin të enjten, një kopje e së cilës u nda me CNN Business, bashkëthemeluesit e Lyft, Logan Green dhe John Zimmer, bënë të ditur se pushimet nga puna do të ndikojnë në çdo pjesë të kompanisë dhe vunë në dukje sfidat më të gjera makroekonomike që çuan në këto shkurtime të stafit, transmeton Telegrafi.


“Ne e dimë se dita e sotshme do të jetë e vështirë”, shkruan themeluesit në memorandumin që e dorëzuan tek stafi, duke shtuar: “Ne po përballemi me një recesion të mundshëm diku në vitin e ardhshëm dhe kostot e sigurimit të ndarjes së udhëtimit po rriten”.

“Ne punuam shumë për të ulur kostot këtë verë: ne ngadalësuam, pastaj ngrimë punësimin; shkurtuam shpenzimet; dhe ndaluam iniciativat më pak kritike,” thuhet në memorandum.

“Megjithatë, Lyft duhet të bëhet më i dobët, gjë që kërkon që ne të ndahemi me anëtarë të jashtëzakonshëm të ekipit”, vazhdonte tutje shkrimi brenda memos.

Për pjesën më të madhe të pandemisë, industria e teknologjisë vetëm dukej se po bëhej më e madhe pasi konsumatorët kthyen shumicën e fokusit të jetës së tyre në internet.

Por një numër i kompanive të teknologjisë raportuan ngadalësim të rritjes në tremujorin e shtatorit, pasi klientët dhe reklamuesit rimendojnë shpenzimet. Shumica e kompanive në sektorin e teknologjisë tani po rimendojnë investimet dhe nevojat e tyre për personel.

Megjithatë, lëvizja e Lyft, vjen pasi rivali i tyre kryesor, Uber, iu kundërvye trendit duke raportuar rritje të fortë të të ardhurave, të nxitur nga kërkesa për udhëtime dhe dërgesa ushqimore. Lyft ka vendosur të raportojë rezultatet e fitimeve gjatë së hënës.

“Ne nuk jemi të imunizuar ndaj realiteteve të inflacionit dhe një ekonomie të ngadalësuar”, shkruajtën themeluesit e Lyft në memorandumin drejtuar stafit. /Telegrafi/