LAJMI I FUNDIT:

Kompania hekurudhore italiane mund të ketë qenë objektiv i sulmit kibernetik

Kompania hekurudhore italiane mund të ketë qenë objektiv i sulmit kibernetik

Kompania hekurudhore italiane Ferrovie dello Stato Italiane (FS) tha të mërkurën se kishte ndaluar përkohësisht disa shërbime të shitjes së biletave pasi ekziston frika se ishin vënë në cak nga një sulm kibernetik.

“Që nga mëngjesi i sotëm, në rrjetin kompjuterik të Trenitalia dhe RFI janë zbuluar elemente që mund të lidhen me një ‘infeksion’ kriptolocker”, tha kompania në një deklaratë. “Rrjeti aktualisht është duke u kontrolluar”.


Agjencia italiane e lajmeve ANSA citoi burime të paidentifikuara të sigurisë të kenë thënë se lloji i sulmit sugjeronte se ishte vepër e hakerëve rusë. E kontaktuar nga Reuters, ministria e brendshme nuk pranoi të komentojë mbi raportin.

Kompania e kontrolluar nga shteti tha se kishte pezulluar shitjen e biletave në zyrat e saj dhe makinat e vetë-shërbimit në stacionet e trenave si masë paraprake, derisa shitjet në internet po funksionin si zakonisht.

Ndërprerjet nuk ndikuan në trafikun hekurudhor, që po funksiononte pa probleme, shtoi FS. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Apple humbet vendin e parë si prodhues global, Samsung kryeson listën

Apple humbet vendin e parë si prodhues global, Samsung kryeson listën

Teknologji
Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Teknologji
Kalo në kategori