LAJMI I FUNDIT:

Kompania amerikane punon në telefonin me 9 kamera

Kompania amerikane punon në telefonin me 9 kamera

Telefonat e mençur me dy kamera tashmë janë bërë një standard në treg dhe kamerë të dyfishtë kanë disa modele të “klasës më të ulët”.

Telefoni i parë me tre kamera të huaja u prezantua nga kompania Huawei në modelin P20 Pro dhe kohët e fundit janë shfaqur zëra se pajisja tjetër e LG-së nga seria e pestë do të ketë deri në pesë kamera.


Gazeta Washington Post shkruan se kompania amerikane Light është duke punuar në një sistem kamerash për telefona të mençur që do të kishin edhe nëntë kamera të pasme.

Sistemi është aktualisht në fazën e testimit dhe kompania është duke testuar sisteme me pesë ose nëntë lente. Sistemi duhet të fillojë zyrtarisht deri në fund të këtij viti.

Ndryshe, Light në treg tashmë ka një produkt interesant, kamerën L16 e cila ka një kombinim prej 16 kamerash të ndryshme në një pajisje. L16 lejon përdoruesin të mos ndryshojë lenten, por të jetë menjëherë në dispozicion.

Kjo kamerë unike ka një çmim prej rreth 2 mijë dollarësh, andaj mund të pritet që teknologjia e ardhshme me nëntë kamera të pasme në telefona të mençur  gjithashtu nuk do të kushtojë lirë. /kp/Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Prodhuesi i pjesëve kompjuterike Logitech ndërpret rënien e shitjeve prej dy vitesh e gjysmë pas një bumi të nxitur nga pandemia

Teknologji
Kalo në kategori