LAJMI I FUNDIT:

Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së e autorizoi Mickoskin të tentojë të formojë shumicë parlamentare

Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së e autorizoi Mickoskin të tentojë të formojë shumicë parlamentare

OBRM-PDUKM sonte ka mbajtur seancë të rregullt të Komitetit Ekzekutiv, të parën pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në këtë seancë ata kanë diskutuar rreth situatës aktuale socio-politike dhe zgjedhjet e 15 korrikut. Nga OBRM-PDUKM thonë se Komiteti Ekzekutiv e ka autorizuar Hristijan Mickoskit që të tentojë të formojë Qeverinë e re.


“Komiteti Ekzekutiv konkludoi se zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë jodemokratike me një ryshfet masiv votash të kryer nga qeveria aktuale e LSDM-së. OBRM-PDUKM vë në dukje edhe mangësitë e shumta në ditën e zgjedhjeve, si dhe në ankesat në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve që ishin refuzuar, për të cilat do të ketë padi në Gjykatën Administrative”.

“Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM dha udhëzimin për të përgatitur një analizë të plotë të rezultateve të zgjedhjeve, të cilat do të diskutohen më vonë në organet e partisë. Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së autorizoi kryetarin Hristijan Mickoski që të vazhdojë bisedimet në përpjekje për të formuar një shumicë të re parlamentare”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ndryshe, kjo parti në zgjedhjet e 15 korrikut mori 44 mandate, dy më pak se LSDM e cila fitoi 46./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori