Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, duke vepruar sipas vendimit për emërimin e tij, nr. 01-04, dt. 22.9.2017, të Qeverisë së Kosovës, deri më tash ka mbajtur disa takime pune, në të cilat, në mënyrë të organizuar, ka analizuar pjesë të materialeve të punës të ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.
“ Komisioni ka konkluduar se ka nevojë edhe për një numër të konsideruar të materialeve shtesë, të cilat do t’ua kërkojmë me shkrim disa institucioneve përkatëse.
Komisioni është duke punuar profesionalisht, me përgjegjësi, me përkushtim dhe me synime të përbashkëta për ta zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Theksojmë se Komisioni do të punojë krejtësisht në përputhje me gjendjen e fakteve të verifikuara dhe sipas Ligjit në fuqi”, thuhet në njoftim.
Presim nga mjetet e informimit që këtë informatë ta kuptojnë si dëshirë dhe si vullnet i Komisionit për të punuar në mënyrë transparente, ndërsa, për punët në vijim, Komisioni do t’u informojë me kohë, në forma të përshtatshme të komunikimit.
Komisioni shpreh shqetësimet e tij për shkak të disa përpjekjeve për zhvlerësimin paraprak të punës së tij, por ky komision do të punojë si duhet, pavarësisht nga përpjekjet e tilla – thuhet në Kumtesën për media të nënshkruar nga Kryesuesi i Komisionit, Shpejtim Bulliqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mitsotakis: Nëse Qeveria e re në Shkup konteston Marrëveshjen e Prespës, rruga europiane do të jetë e mbyllur
“Më ndihmoni po humbas gjak”, shqiptarja qëllohet me thikë jashtë shkollës në Britani, tmerrohen fëmijët dhe prindërit
Eksperti gjerman, Konrad Clewing: Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për Këshill të Evropës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251