LAJMI I FUNDIT:

Komisioni i ri Evropian shënon 10 vjetorin e Traktatit të Lisbonës

Komisioni i ri Evropian shënon 10 vjetorin e Traktatit të Lisbonës

Liderët evropianë shënuan dhjetë vjetorin që kur Traktati i Lisbonës hyri në fuqi ditën e parë zyrtare të Komisionit të ri Evropian.

Drejtuesit e rinj të BE-së bënë deklarata përpara se presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i dorëzuan një kopje të traktatit Presidentit të ri të Komisionit, transmeton Telegrafi.


Ursula von der Leyen po merr përsipër Komisionin Evropian një muaj më vonë se sa pritej pas refuzimit të tre kandidatëve për komisionerë nga Parlamenti.

Traktati i Lisbonës

Traktati hyri në fuqi më 1 dhjetor 2009, duke kombinuar traktatet për Bashkimin Evropian dhe duke reformuar institucionet evropiane përfshirë Këshillin, Komisionin dhe Parlamentin.

Ai sqaroi funksionimin e unionit dhe krijoi një procedurë zyrtare për t’u tërhequr nga BE.

Ndryshimet e përshkruara në traktat i dhanë Parlamentit Evropian një rol më të madh, duke votuar në organin ekzekutiv të BE-së dhe duke rritur fuqinë e tij legjislative.

“Nuk mund të ketë ditë më të mirë për të filluar punën se këtë përvjetor … ne jemi kujdestari i shpirtit të Lisbonës”, tha von der Leyen në ceremoni ndërsa foli për forcën e Bashkimit Evropian.

“Është detyra jonë ta ruajmë këtë thesar”, tha ajo për Evropën.

Presidenti i ri i Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, foli për dhjetë vitet e kaluara në Evropë, duke deklaruar se dekada shënoi një ndryshim të jashtëzakonshëm duke përfshirë rritjen e teknologjisë, një krizë financiare dhe bashkësinë ndërkombëtare që vepron mbi ndryshimin e klimës.

“Do të kalojë nga një epokë e riparimit në një epokë rinovimi dhe shprese”, tha Lagarde. /Telegrafi/