LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e së shtunës nuk rekomandoi shtyrjen e zgjedhjeve.

Anëtarët e këtij institucioni thanë se i janë drejtuar me një shkresë Presidentes Vjosa Osmani, duke konfirmuar se janë të gatshëm të kryejnë detyrat e parapara me ligj dhe kushtetutë.


Anëtari Ilir Gashi siç njofton kp, deklaroi se në mbledhjen e mbyllur që është mbajtur të premten është konstatuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm të mbajë zgjedhjet.

Ndërsa, Arianit Elshani tha se përderisa ka deklarime publike nga institucionet e sigurisë se situate është e menaxhueshme atëherë duhet të vijohet me planin operacional për mbajtjen e zgjedhjeve dhe të vijohet me fazat që janë paraparë.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, deklaroi se ndryshe nga raportimet në media, zyrtarët komunalë të KKZ të katër komunave veriore kanë deklaruar se nuk i ikin përgjegjësisë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Që nga e enjtja në mbrëmje në komunat veriore kanë ndodhur disa shpërthime të shok-bombave e të shtëna me armë zjarri, ndërsa pas kësaj janë shtuar patrullimet dhe prezenca policore. Po të enjten në mbrëmje, nga grupet ekstremiste në atë pjesë të vendit është sulmuar një patrullë policore, ku ka mbetur i lënduar një polic. Sulme ka pasur edhe ndaj gazetarëve.

Zgjedhjet për kryetarë të komunave veriore janë caktuar të mbahen më 18 dhjetor, ndërsa ato për kuvende komunale më 25 dhjetor. E para disa ditëve, derisa zyrtarët e KQZ-së bashkë me zyrtarë policorë janë penguar që të hyjnë në ambientet e KKZ-ve në komunat veriore.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori