Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit thotë se ky organ ka ngritur ndryshime në shoqëri, të cilat edhe pse për momentin të vogla, janë në rrugën e duhur për t’u bërë më të dukshme. Reformat në sistemin gjyqësor, sipas Biljana Ivanovskës, janë shumë të ngadalshme dhe për këtë arsye vitin e ardhshëm në përcaktimin e pikave të ndjeshme në këtë sektor do të kyçet edhe OSBE-ja, organizatë me të cilën do të kryesojë Maqedonia e Veriut.
“Ne me sukses e kryejmë punën tonë”, vlerëson Ivanovska në përfundim të vitit të katërt të mandatit – Kryetare e Antikorrupsionit. Sa bashkëpunojnë institucionet kompetente, gjë për të cilën ajo ankohet në mënyrë kronike, do të tregojë raporti të cilin Komisioni do ta përgatisë në fillim të vitit të ardhshëm.
“Konsideroj se ekzistimi dhe funksiomnimi i këtij institucioni, posaçërisht me mënyrën transparente dhe të qartë të punës, para opinionit, ka shkaktuar ndryshime në opinionin publik, ndoshta të vogla, por fillime të disa ndryshimeve në shoqëri, të cilat shpresoj se në peridhën që vjen do të bëhen më të mëdha” – tha Biljana Ivanovska, KSHPK.
Fokusi gjatë vitit të ardhshëm do të jetë në sistemin gjyqësor, i vlerësuar si sektori më i rrezikshëm për korrupsion, ku deri më tani “në vesh të shurdhër” kanë përfunduar dhjetëra denoncime nga ana e KSHPK-së.
“Është fakt se ky sektor lëviz shumë ngadalë, por kam një lajm të mirë – në Prokurorinë Publike Shtetërore është emëruar një person për kontakt me Komisionin Shtetëror, të cilit ia kemi dorëzuar listën me të gjitha iniciativat e deritanishme të dorëzuara në Prokurorinë Publike. Presim që të ndodhë diçka pas kërkesës së tyre” – tha Biljana Ivanovska, KSHPK.
Për përcaktimin e pikave të ndjeshme në sistemin gjyqësor vitin e ardhshëm do të kyçet edhe misioni i OSBE-së në vend, pasi kanë reaguar më shumë ambasadorë, ndërsa ekspertët amerikanë kundër korrupsionit një pjesë të punëve i morën në duart e tyre. Në seancën e sotme të KSHPK-së u njoftua se vitin e ardhshëm do të ketë verifikim të gjendjes pronësore të deputetëve, ministrave, drejtorëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve – me përzgjedhje të rastësishme. /KlanMacedonia/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë