LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Disiplinor e largon nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, të sanksionuarin nga SHBA-ja

Komisioni Disiplinor e largon nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, të sanksionuarin nga SHBA-ja

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka konfirmuar sot se Komisioni disiplinor ka marrë vendim që ta largojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i cili është përfshirë në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit me dyshimet për korrupsion.

Aliu në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se Nexhat Krasniqi të hënën ishte dërguar në Komisionin disiplinor.


“Më datën 3 nëntor jemi njoftuar nga Departamenti i Shtetit që për z. Nexhat Krasniqi ka masë nga SHBA dhe po të njëjtën ditë është marrë vendim për pezullim nga pozita. Që na ajo ditë deri më sot kemi arritur në pozitën kur z. Nexhat Krasniqi me vendimin e Komisionit disiplinor është heq nga shërbimi civil.

Në ndërkohë më datë 15 nëntor është vendos në pozitën u.d të përkohshme për të cilin pastaj do të hapet konkursi për dy pozita.

Dhe më datë 20 nëntor, të hënën është bërë kërkesa nga Komisioni disiplinor për me marr vendimin që është marr sot më datë 22 nëntor… Pra, ky është procesi për të cilën e kemi marr të informuar edhe opinionin edhe qeverinë e Ambasadën amerikane dhe sot e kemi të kryer si proces…”, tha ministri Aliu.

Ndryshe, para tri jave Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë marrë vendim për sanksione ndaj Nexhat Krasniqit, ish-drejtorit të Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion.

SHBA i vendos sanksione Nexhat Krasniqit, ish-drejtorit të Departamentit të Prokurorimit në Ministrinë e Tregtisë
Lexo po ashtu SHBA i vendos sanksione Nexhat Krasniqit, ish-drejtorit të Departamentit të Prokurorimit në Ministrinë e Tregtisë

Në njoftimin e bërë nga ambasada e SHBA-së në Prishtinë, thuhet se Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj ai ishte pezulluar nga kjo pozitë, për tu caktuar përkohësisht në pozitën e drejtorit të Departamentit të infrastrukturës rrugore në këtë Ministri.

Pas lëvizjes në pozitë të Krasniqit, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një postimi në Facebook kishte bërë të ditur se kanë dorëzuar në Komisionin Disiplinor të Ministrisë, kërkesën për marrjen e masave disiplinore ndaj nëpunësit civil, Nexhat Krasniqi.

E vendimi për largim nga shërbimi civil të Nexhat Krasniqit është marr sot nga Komisioni Disiplinor.

Ndërkaq, vet Krasniqi ditë më parë kishte thënë se kurrë në jetë nuk ishte dënuar për korrupsion ose marrje ryshfeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori